sample page

some text

Zbulohet e vërteta e UFO-s së vdekur në Siberi (video) – NjeDite.com Lajmet e fundit nga shqiperia, kuriozitete me te reja ,lojra falas te reja,lajme nga sporti, futbolli,teknologjia e fundit,tv shqip live online falas
Published On: Sat, Aug 18th, 2012

Zbulohet e vërteta e UFO-s së vdekur në Siberi (video)

Kur video e UFO-s qarkulloi në internet, të gjitha agjencitë më të mëdha dhe çdo sajt, forum, apo blog e publikoi atë dhe iu referuan me një sërë interpretimesh të ndryshme.
Madje, për shumë u konsiderua si fakti i cili tronditi themelet e shkencës!

Një përdorues i internetit nga Rusia, me nofkën “Sasha nga Bajkali”, citon alb-observer.com, ishte ai i cili publikoi këtë video më 14 prill. Në video prosupozohej se shikonin një UFO të vdekur të mbuluar në borë, në një rajon (gjithmonë sipas Sasha) i cili ndodhet në kufirin e Rusisë me Mongolisë, më konkretisht në Republikën e Bourgiatias.

Nuk u gjendën kurrë pjesë nga disku fluturues i shkatërruar, as edhe ndonjë fakt tjetër që do të faktonte vizitën e “UFO-ve”, porse vetëm ai “njeri-jashtëtokësor” që shikoni në fotografi, që në fakt ngjan të ketë dalë nga filmi i Spielberg.

E vërteta është se asnjë shkencë apo autoritet tjetër, nuk u mor me materialin filmik, pasi për të që në fillim përbënte një farsë të dështuar! Por, kryeredaktori i gazetës Kabansk-Info, kur e pa atë u tremb se mos ishte trupi i pajetë i një fëmije me anomali gjenetike dhe mund të kishte rënë viktimë e një vrasjeje!
Kështu vendosi të njoftojë policinë.

Policia me anë të ndihmës së repartit të krimit elektronik, citon alb-observer.com, zbuloi Sasha-n dhe menjëherë oficerët e kriminalistikës i shkuan atij në shtëpi. Pas marrjes në pyetje, Sasha u detyrua të pranonte se e gjithë kjo ishte një lojë e sajuar prej tij.
Pra, “UFO-ja e vdekur” ishte një farsë. E megjithatë, agjencitë më të mëdha në botë e kishin publikuar videon e tij duke bërë bujë të madhe. Ndërkohë sipas raportit të policisë, Sasha u pohoi atyre se ishte ai që e krijoi… alienin, madje u tregoi dhe veglat e punës, bojërat etj.

Sasha u tha policëve se nuk kishte qëllim të mashtronte asnjë njeri, por thjesht të bënte pak “qyfyre e shaka” me shokët e tij, por pa e imagjinuar se videoja e tij do të bëhej tema kryesore e mediave anë e mbanë botës dhe se video do të arrinte një numër rekord shikuesish.

Policia u mjaftua thjesht në një këshillë për Sasha, pasi ai nuk kishte kryer ndonjë krim për t’u dënuar, duke i tërhequr vëmendjen për “trazirën” që ai krijoi./alb-observer.com/

Por skeptikët dhe mbështetësit e teorisë së ekzistencës së UFO-ve nuk u bindën nga shpjegimi i policisë duke vijuar të besojnë se “ky është zbulimi i shekullit”.

Për më tepër ndiqni videon që vijon:

About the Author

-

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>