sample page

some text

Vendimi I Gjykatës: Të Mbyllet Facebook Për 24 Orë! – NjeDite.com Lajmet e fundit nga shqiperia, kuriozitete me te reja ,lojra falas te reja,lajme nga sporti, futbolli,teknologjia e fundit,tv shqip live online falas
Published On: Wed, Aug 15th, 2012

Vendimi I Gjykatës: Të Mbyllet Facebook Për 24 Orë!

Facebook është bërë pjesë e jetës sonë, duam apo nuk duam ta pranojmë. Nëse këtë lajm e gjeni të publikuar në fb, do të thotë që edhe ju jenë pjesë e klubit. Por, a e imagjinoni dot që të rrini 24 orë pa Facebook?!
E pra, kjo gjë mund të ndodhë dhe shkaktar do të bëhet një politikan brazilian!
Që ta marrim më shtruar, një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në qytetin Santa Catalina në Brazil. Komentet fyese në një faqe fb, kanë irrituar jashtë mase një politikan, i cili menjëherë i është drejtuar gjykatës braziliane dhe i ka kërkuar mbylljen e këtij rrjeti të famshëm social (!).
Mesa duket gjykatësi që shqyrtoi çështjen, nuk do të ketë pasur Facebook, ndaj dhe urdhëroi që faqja të pezullohej 24 orë në të gjithë territorin. Avokatët e Facebook, citon alb-observer nuk kanë rënë aspak dakord me këtë vendim. Ata jo vetëm që nuk e kanë zbatuar urdhrin e gjykatës, por janë ankimuar për këtë vendim. Madje FB iu vu edhe një gjobë prej 25 mijë dollarësh. Por Gjykata e Lartë i rrëzoi këto vendime dhe rrjeti i famshëm social nuk u mbyll.
Vendimi i Gjykatës së Lartë lumturoi 38 milion brazilianë që përdorin fb për të komunikuar.
Urojmë që të mos i drejtohet gjykatës ndonjë prej politikanëve tanë. Mund të rrimë pa ujë, pa drita, por jo edhe pa Facebook!

About the Author

-

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>