sample page

some text

Spanja mbron titullin – NjeDite.com Lajmet e fundit nga shqiperia, kuriozitete me te reja ,lojra falas te reja,lajme nga sporti, futbolli,teknologjia e fundit,tv shqip live online falas
Published On: Sun, Jul 1st, 2012

Spanja mbron titullin

Spanja vendos hegjemoninë e vet në futbollin Europian dhe Botëror. Si askush tjetër, ajo ka bërë “tris”, duke fituar për herë të dytë radhazi Kampionatin Europian, në vitin 2008 dhe 2012, mes të cilëve ka vendosur edhe kurorën e Kampiones së Botës, në vitin 2012. Një sukses i trefishtë, që dëshmon qartë epërsinë e padiskutueshme të iberikëve në këtë lojë magjike. Dominim i cili u duk qartë që në sekondën e parë të finales së Kievit, ndaj Italisë, që kishte mrekulluar me lojën e saj deri në këtë “stacion”, por i “ngeci sharra në gozhdë” ndaj stretagjisë alla Barcelona të skuadrës së Del Boskes. Epërsia e kësaj të fundit nuk reshti deri në vërshëllimën e fundit te kryesorit portugez, Proenca. Gjatë 90 minutave, të luajtura në prani të më shumë tifozëve spanjollë, si për të kompletuar edhe në këtë drejtim epërsinë e thellë të tyre, janë prodhuar katër gola për “La Furia Roja”, me autorë David Silva, Xhordi Alba, Mata dhe Fernando Torres. Këta dy të fundit janë hedhur në lojë si zëvendësues, por u ka mjaftuar aktivizimi për të shënuar secili. Madje, sulmuesi spanjoll i Celsit ka konkretizuar edhe golin e katërt në këto finale të “Euro 2012”, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. Finalja e këtij Evropiani, për shkak të supremacisë absolute të Spanjës, por edhe fatit të keq që e ndoqi Italinë, teksa Kielini u dëmtua herët dhe ia la vendin Balzaretit, ndërsa në minutën e 60-të, i sapohedhuri në fushë, Tiago Mota, në vend të Montolivios, do të pësonte tërheqje, duke mos e vijuar dot lojën. Por, pamundësia e tij e ka lënë Italinë me dhjetë lojtarë në fushë, për shkak se braziliano-italiani i Paris SG ishte zëvendësimi i tretë dhe Prandeli nuk mund të bënte më të tillë. Kjo ia ka lehtësuar përfundimisht punën skuadrës iberike, e cila ka luajtur si “macja me miun” me axurrët, përmes qarkullimit të dendur të topit dhe infiltrimeve marramendëse e vdekjeprurëse në prapavijën axurre. Dy gola në pjesën e parë dhe po aq në të dytën, kanë vulosur fatin e kësaj finaleje të shumëpritur, e cila ka ngritur në podium sërish Spanjën, si kampione e Europës edhe për katër vite të ardhshme

About the Author

-

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>