sample page

some text

Shkencëtarët paralajmërojnë: Stuhi të fora solare në dy vjetët e ardhshëm – NjeDite.com Lajmet e fundit nga shqiperia, kuriozitete me te reja ,lojra falas te reja,lajme nga sporti, futbolli,teknologjia e fundit,tv shqip live online falas
Published On: Tue, Aug 28th, 2012

Shkencëtarët paralajmërojnë: Stuhi të fora solare në dy vjetët e ardhshëm

Në dy vjetët e ardhshëm stuhitë e forta solare mund ta godasin tokën, sepse dielli shumë shpejt do të jetë në kulm të ciklit 11-vjeçar të aktivitetit, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Prandaj botën e kërcënojnë ndërprerje të mëdha të rrjetit të rrymës dhe dështime të sistemeve të komunikacionit dhe satelitëve.
Kulmi i këtij cikli diellor, i 24-ti me radhë, do të ndodhë në vitin 2013, prandaj toka do të jetë në rrezik të rritur nga stuhitë e forta solare.
Mike Hapgood, ekspert për motin hapësinor në Rutherford Appleton Laboratory, thotë që kjo pyetje me të madhe i shqetëson qeveritë perëndimore. Ai thekson që prishjet gjatë stuhive solare rrallë ndodhin, por kur ndodhin – pasojat janë katastrofale.
Stuhitë solare gjithnjë e më shumë janë duke u shënuar në regjistrin e rreziqeve nacionale, të cilat përdoren për planifikimin e parandalimit të katastrofave, përveç ngjarjeve të tipit të cunamit dhe erupsionit vullkanik– ka thënë ai.
Në fund të çdo dekade ekziston 12 për qind shans që stuhia e madhe solare të godasë tokën, që do të thotë gati një goditje në 100 vjet. Stuhia e fundit e tillë ishte para 150 vjetësh.
Arsye kryesore për brengosje është në atë që dielli emeton grimcat e ngarkuara të plazmës gjatë hedhjes së masës koronale (CME). Miliona tonë të atyre grimcave shumë lehtë mund ta përmbysin planetin tonë. Stuhia e fortë mund të dëmtojë ose madje të shkatërrojë satelitët dhe radiokomunikimin – duke përfshirë edhe atë të avionëve.
Ekipet e shkencëtarëve në Amerikën Veriore dhe në Evropë vëzhgojnë diellin dhe u japin paralajmërim qeverive, shërbimeve elektrike dhe operatorëve të avionëve.
Gjatë stuhisë së fortë solare, në vitin 1989, ka ndodhur ndalja e tërë rrjetit të rrymës në Quebec, Kanada dhe milionë njerëz kanë kaluar nëntë orë pa energji elektrike.
Megjithatë, stuhia më e fortë e shënuar ndonjëherë ka ndodhur në vitin 1859, kur grimcat e ngarkuara diellore kanë arritur në tokë për gjithsej 17 orë. Kjo ndodhi është njohur si Ngjarja Carrington, sipas astronomit britanik, Richard Carrington, i cili ka vëzhguar stuhinë. Spekulohet që drita solare është parë nga Karaibet.

About the Author

-

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>