sample page

some text

Bujar Nishani, President i ri i Republikës – NjeDite.com Lajmet e fundit nga shqiperia, kuriozitete me te reja ,lojra falas te reja,lajme nga sporti, futbolli,teknologjia e fundit,tv shqip live online falas
Published On: Mon, Jun 11th, 2012

Bujar Nishani, President i ri i Republikës

BUJAR NISHANI, PRESIDENT I RI I REPUBLIKES

BUJAR NISHANI, PRESIDENT I RI I REPUBLIKES


Bujar Nishani zgjidhet me 73 vota pro President i Republikes se Shqiperise. Ne raundin e katert te votimit, nuk pati rrjedhje votash, nderkohe qe nje deputet votoi kunder, ndersa dy flete u shpallen te pavlefshme.

Rama: Nano s’mund të jetë kandidati ynë

Kryetari i Partisë Socialiste rikonfirmoi se Fatos Nano nuk mund të jetë kandidat i Partisë Socialiste për president, sepse ai ka ikur vetë nga kjo forcë që është respektuar.

“Në rast se kandidatura e Fatos Nanos do të ishte konsensuale nga të gjitha palët, ne nuk mund të thyejmë konsensusin, por ai nuk mund të jetë kandidat i yni, sepse PSka një parim të vendosur në bazën e gjithë këtij procesi dhe nuk merr pjesë në thyerjen e këtij parimi dhe në shkatërrimin e të gjithë asaj që ne duam, mundësia për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit, përmes konsensusit”, tha Rama, drejtpërdrejt nga zyra e tij në selinë e PS-së për emisionin “Top Story”.

Rama kundër Nishanit: Të gjejmë kandidatin konsensual

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se forca opolitike që ai drejton është me të njëjtin qëndrim të qartë dhe koherent, në funksion të interesit kombëtar.

“Ky është një proces që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon akoma më shumë besimin e qytetarëve të Parlamenti, por nga ana tjetër po godet më shumë akoma besimin e familjes europiane te Shqipëria”, tha Rama.

Duke folur për Artan Hoxhën, i cili u tërhoq nga kandidimi, Rama theksoi se PS nuk mund të jepte kurrsesi mbështetje për atë kandidat, ndërkohë theksoi se tani është koha për të dalë prej krizës përmes një hapi të ri.

“Eshtë e papranueshmë që një ministër të bëhet President, sidomos në një kohë krize si kjo që po kalojmë ne”, tha Rama. Kreu i PS-së theksoi se nuk mund të imponohet një kandidaturë, që nuk përfaqëson asgjë më shumë se Partinë Demokratike.

“Eshtë e mundur të gjendet një zgjidhje konsensuale që duhet të jetë produkt, në funksion të së ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është ajo që unë doja të thosha dhe duhet të rinenvizoj se ashtu sic po shkojnë gjerat, rruga më e mirë është rruga e arsyes dhe që i con palët në një pikëtakimi rreth një kandidature që të marrë mbështetjen e të gjithë palëve”, tha Rama.

LSI: I qëndrojmë paktit me PD

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaroi për mediat se kjo forcë politike ka kontribuar në mënyrë konstruktive për një proces të hapur dhe transparent, për përfshirjen e të gjithë aktorëve.

Vasili ripërsëriti se LSI do t’i qëndrojë marrëveshjes me Partinë Demokratike, për zgjedhjen e presidentit, të nënshkruar në vitin 2009.

“Edhe në propozimin dhe pranimin e kandidaturave jo politike e partiake kemi synuar për kërkimin e një konsensusi sa më të gjerë. Duke vlerësuar kohën dhe afatet detyruese në respekt të plotë të Kushtetutës edhe në këtë fazë të re do të mbizotërojë respekti ndaj Kushtetutës, por njëkohësisht dhe qëndrimi ynë në përputhje me marrëveshjen politike që kemi nënshkruar me Partinë Demokratike”, nënvizoi në një konferencë të shkurtër nga mjediset e LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili.

Dule: Opozita të propozojë Nanon

Kryetari i PDIU-së, Vangjel Dule e konsideron proces fals që dëshmon dështimin e klasës politike këtë që po ndodh në vend për zgjedhjen e presidentit.

“Mazhoranca sërish e dëshmoi edhe me tërheqjen e Hoxhës se nuk mund të zgjedhë Pressidentin e Republikës as me shumicë të thjeshtë. I drejtohem opozitës dhe Ramës se në momente të tilla, kur kemi një mazhorancë të paaftë, opozita nuk mund t’i shmanget betejës politike. Duhet që të dalë përpara dhe të ofrojë alternativën e vet dhe të propozojë Fatos Nanon”, tha Dule.

Idrizi: PS të ofrojë Nanon

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se Partia Socialiste duhet të ofrojë kandidaturën e Fatos Nanos për President, duke kujtuar se koha nuk premton dhe se zgjedhja e kreut të vendit duhet të bëhet shpejt.

“Unë kam propozuar kandidaturën e Nanos në tryezën e bisedimeve të së dielës në një moment, kur po hidheshin kandidatura të tjera. Për këtë gjeta mbështetjen e Ilir Metës”, tha Idrizi.

Kryetari i PDIU-së theksoi se askujt në këtë vend nuk i interesojnë zgjedhjet e parakohshme, por në të njëjtën kohë u shpreh se zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës pavarësisht kostos që ato kërkojnë.

Oketa: Duhet president konsensual

Një prej themeluesve të forcës politike Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa kërkoi zgjedhjen e një presidenti përmes një fryme konsensuale, sepse kjo do të ishte zgjidhja e duhur.

“Vendi ka nevojë për një konsensus, kjo është ajo që i duhet vendit”, tha Oketa. I pyetur nga Sokol Balla, drejtpërdrejt nga emisioni në “Top Story” se përse ësshtë tërhequr kandidati Hoxha, Oketa u shpreh se nuk ka dijeni për cfarë ka ndodhur. Oketa theksoi se mendon se vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme./top-channel.tv/

About the Author

-