sample page

some text

Apple Integron IOS Me Facebook? – NjeDite.com Lajmet e fundit nga shqiperia, kuriozitete me te reja ,lojra falas te reja,lajme nga sporti, futbolli,teknologjia e fundit,tv shqip live online falas
Published On: Sun, Jun 3rd, 2012

Apple Integron IOS Me Facebook?

“Rrini të vëmendshëm” ka qenë porosia e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, lidhur me raportin e kompanisë së tij me rrjetin më të madh social në botë, Facebook, të cilën ai e ka dhënë gjatë konferencës vjetore të All Things Digital D10.
Mirëpo, për tu zbuluar më shumë lidhur me pohimin e Tim Cook nuk është nevojitur shumë kohë, pasi që tani sipas disa raporteve, Facebook do të integrohet me versionin e ri të sistemit operativ Apple.
MG Siegler nga TechCrunch ka raportuar se versioni i ri i sistemit operativ për iPhone ose iPad, i koduar me emrin Sundance, do të integrohet me Facebook, si dhe me rivalin e kësaj të fundit, Twitter.
Lansimi i aplikacionit të Facebook, Camera, gjithashtu lë të kuptohet se Apple është duke u afruar edhe më shumë me prodhuesin e famshëm të produkteve si iPhone, iPad, Mac ose iPod.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse “bashkimi” i dy gjigantëve të teknologjisë do të ndodhë me të vërtetë.

About the Author

-